venerdì 12 febbraio 2016

Legjendat e syve Blu

Sytë janë pasqyrë e shpirtit: kjo thënie popullore duket sikur fsheh të vërtetat rreth përvojave te një personi. Syri reflekton atë që jemi me të vërtetë ... dhe çfarë qëllimesh kemi, nuk gënjejnë ... ndryshe nga fjalët.
Nga vështrimi i një personi ju mund të kuptoni shumë gjëra ... se si ai jeton jetën e tij, se si i percepton përvojat e jashtme dhe të brendshme. ... Përveç kësaj, disa studime kanë dhënë prova se duhet të ketë një lidhje e ngushtë ndërmjet ngjyrës së irisit, karakterit të veçantë dhe predispozitave të sjelljes. 
Njerëzit me sy blu janë ndoshta më të lakmuarit, për shkak se bluja është një ngjyrë tërheqëse dhe sugjestive. Këta njerëz lakmohen dhe admirohen për shkak të ngjyrës së syve të tyre, dhe këta janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Kjo reflektohet në karakterin e tyre. Sytë blu në të shumtën e rasteve janë parë si një virtyt, sikur personi që i posedon ka dicka më shumë se të tjerët.
Ata janë shumë xheloz për gjërat e tyre personale, kjo është një nga karakteristikat e tyre. Në jetën në cift, megjithatë, ata janë shumë më pak posesivë, për shkak se kanë shumë besimit ndaj të tjerëve : kjo është padyshim në karakteristika e tyre më e mirë. Por ... për shkak të besimit të tepruar tek të tjerët, ata mund të duket shumë naive. Në fund të fundit, njerëzit me sy blu kanë tendencë të bien në dashuri shumë lehtë. 
Legjenda e syve blu : 
Ndër shumë legjenda e supersticione që qarkullojnë nëpër territoret ballkanike, egziston edhe një (e rrënjosur kryesisht në Greqi) që prek personant me sy blu. Mendohet se legjenda ka lindur në ishullin e Santorinit, e njohur dikur si "ishulli i vampirëve", sipas bestytnisë njerëzit me sy te kaltër apo blu janë të destinuar te trasformohen në vampira pas vdekjes, nëse nuk janë transformuar pak pasi kanë lindur : ky supersticion mund të jetë krijuar nga fakti që pjesa më e madhe e popullsisë greke ishte me sy të erët, duke qën se sytë e kaltër kanë qën shumë më të rallë në krahasim më sot. Kështu shpjegohet edhe dyshimet e grekëve ndaj të huajve me sy të celët, të cilët vizitonin qytetet e tyre. Por nuk trajtoheshin me dyshim vetëm këta njerëz por edhe personat me flokë te kuq, shpesh herë shiheshin si qënie djallëzore, si dhe fëmija e shtatë nga një fëmi i shtatë. Sic ndodhë shpesh në raportet njerëzore, shihet si e rrezikshme ajo që është ndryshe nga ne.
 Por për sytë e celët egzistojnë edhe legjenda të tjera, si ajo e Irlandës, ku besohej se personat me sy te kaltër ose gri, kanë aftësi të shohin fantazmat apo shpirtrat që vërdallosen rreth nesh.

Nessun commento:

Posta un commento