mercoledì 10 febbraio 2016

Te mirat e konsumimit te Kafes regullisht.

Ka nga ata që preferojn ekspresin, dikush tjetër kafen me Filter apo turken. Për dikë është e nevojshme per dikë tjetër e domosdoshme pirja e kafes në mëngjes, por për të gjithë ne mbi të gjitha është një kënaqësi. Opinionet mbi efektet negative të konsumimit të saj e kan bër te "hidhur" për ata që duan të kujdesen për shëndetin e tyre. Por tani vijn lajme të mira për të gjithë të dashuruarit pas kafes: bën mirë për trurin, lekurën dhe trupin. 'Huffingon Post, ka përmbledhur 10 arsye (të shëndetshme) përse ne duhet ta pijm regullisht kafen.
 1- Është e pasur me antioksidante , të cilët ngadalsojne plakjen e trupit dhe të lëkurës.
 2- Edhe thjeshtë aroma e kafes ka aftësi të na bëj të ndihemi më pak të stresuar. Ky është një fakt i provuar nga studiuesit e ' Seul National University' në një eksperiment mbi kavie laburatori. Te cilat patën një reagim pozitiv ndaj aromës së kafes. 
3- Kafeja mund të reduktoj simtomat e Parkinsonit : këtë fakt e mbeshtet një studim i kryer nga doktor Ronald Postuma, i cili vërtetoj se konsumimi i kafes ndihmon në kontrollimin e lëvizshmërisë për ata që vuajn nga kjo sëmundje e rënd. 
4- Kafeja bën mire për mëlcin, sidomos nëse jemi konsumues të pijeve alkolike. Nje studim, në të cilin u përfshin 125.000 persona tregoi se ata që konsumojn të paktën 1 kafe në ditë i ulet mundesia për tu sëmurur nga ceroza ( një sëmundje tipike e personave që abuzojn me alkolin) në 20%. 

5- Pirja e kafes ul tendencat vetëvrasëse: sipas ' Harvard School of Public Health' personat që konsumojnë 2 deri në 4 filxhan kafe në ditë kan 50% më pak mundësi të kryejn vetëvrasje. 
6- Kafeja ul ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës, por këtë të mirë mund ta perfitojnë vetëm femrat, ky fakt na vjen një studim mbi 112.000 individ të të dyja gjinive i zhvilluar në një hark kohor prej 20 vjetesh nga ' Brigham and Women's Hospital and Harvard Medical School. 
7- Kafeja na bën atlet më të mirë, duke ju referuar New York Post i cili citon disa studime, të cilat shpjegojn sesi kafeja ka efekte pozitive tek pjesëmarësit në maratona apo ciklizëm, sepse ndihmon në djegien e rezervave te dhjamit.
 8- Ul rrezikun nga diabeti i tipit 2 : sipas American Chemical Society, konsumimi i 4 apo më shumë filxhan kafeje në ditë ul me 50% mundësin e prekjes nga kjo sëmundje. 
9- Kafeja bën mirë për trurin, përmirëson inteligjencën dhe ul rrezikun nga Alzheimer: disa studiues të universitetit te Floridas kan zbuluar se personat e semur me Alzeimer mbi 65 vjec me nivel kafeine të lart në gjak i shfaqin simtomat nga 2 deri në 4 vjet më von se pacientet që nuk konsumojn kafe.
 10- Kafeja na bën më të lumtur : mund të duket si banalitet por këte e vërteton një studim i National Institute of Health, i cili tregon sesi ata që pijn 4 apo më shumë filxhan kafeje kan 10% më pak mundësi të ndihen të stresuar kundrejtë atyre që nuk konsumojnë kafe.

Nessun commento:

Posta un commento